Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Premierë botërore e operës 'Rozafa' në Teatrin Kombëtar

Ndoc Pistulli kompozoi muzikën, Gridi Kraja drejtoi orkestrën

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), u shfaq premiera botërore e operës 'Rozafa', një vepër që sjell në skenë një nga legjendat më të fuqishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Premierë botërore e operës 'Rozafa' në Teatrin Kombëtar
Foto: SFOperaHouse2 (8189967420) / Wikimedia Commons

Me muzikë të Ndoc Pistullit, libret të Zef Zorbës dhe orkestracion nga Gridi Kraja, opera ndërthur fuqinë e mitit me emocionin e muzikës, duke krijuar një përjetim artistik ku historia, legjenda dhe skena bashkohen në një tërësi të veçantë.

Shfaqja u drejtua muzikalisht nga Gridi Kraja, ndërsa regjia dhe skenografia mbajnë firmën e Andis Gjonit. Në role interpretuan solistët Nina Muho, Denis Skura, Armando Likaj, Solen Alla dhe Bledar Domi, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së. Opera 'Rozafa' ka një histori të veçantë krijimi. Kompozitori shkodran Ndoc Pistulli, një talent i rrallë me vesh absolut, u bë pjesë e operës së parë shqiptare, 'Mrika', që në moshën 16-vjeçare si pianisti i saj i parë.

Burim: KultPlus, https://kultplus.com/opera-rozafa-premiere-boterore-ne-teatrin-kombetar-te-operes-e-baletit/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Deçan 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme