Zhurma Press E Martë · 29 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:05 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë DIA

Politika e ashpër e AfD-së ndaj të huajve dhe synimi për remigracion

Zgjedhjet në krahinat e Gjermanisë kanë sjellë rritjen e partisë së djathtë ekstreme AfD, duke shqetësuar të huajt dhe shqiptarët.

Redaksia ZHURMA 10:04 1 min lexim
Politika e ashpër e AfD-së ndaj të huajve dhe synimi për remigracion
FOTO · Politika e ashpër e AfD-së ndaj të huajve dhe synimi për remigracion Arkivi ZHURMA

Zgjedhjet në Gjermani, në krahina apo lande, kanë sjellë rritjen e të djathtës ekstreme, konkretisht partisë AfD. Kjo situatë ka shqetësuar goxha të huajt që jetojnë në shtetin gjerman, e në mesin e tyre edhe shqiptarët. Për të shpjeguar se çka do të ndodhte në rast se kjo parti do të vinte në pushtet në nivelin federal, ka folur gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.

Sipas gazetarit, kjo parti vërtet e ka proklamuar një politikë shumë të vrazhdë ndaj të huajve dhe e quajnë atë remigracion. Fjala është fillimisht për largimin dhe rikthimin e të huajve që nuk kanë dokumentacion në shtetin gjerman, megjithëse këtë e do secila parti. Problemi te AfD-ja, sipas shpjegimit të dhënë, është se ka thënë që duhet të largohen edhe personat që kanë shtetësi gjermane, në qoftë se kanë bërë ndonjë vepër kriminale.

Gazetari shtoi gjithashtu se kjo situatë ka sjellë politikën në tavolinën e njerëzve, duke diskutuar rreth zhvillimeve, gjë që nuk ka qenë ashtu më parë në këtë mënyrë.

Burimet: Gazeta Express; Bota Sot (klaster 2 outlets).

Komentet