Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:17 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Zyrtaret e DShAM-së lëshuan leje qëndrimi kundër ryshfetit — dy të arrestuara

Të dyshuarit janë akuzuar për keqpërdorim pozitës apo autoritetit, marrje ryshfeti dhe falsifikim dokumentash

Redaksia ZHURMA 00:55 Përditësuar 16:17 1 min lexim
Zyrtaret e DShAM-së lëshuan leje qëndrimi kundër ryshfetit — dy të arrestuara
FOTO · Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacionin kontrollin e realizuar në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim (DShAM) në dyshimin për përfshirje në veprimtari penale nga zyrtarë të kësaj drejtorie.

Në njoftim bëhet e ditur se janë sekuestruar prova dhe dëshmi relevante që lidhen me rastin, transmeton Klankosova.tv. Janë arrestuar dy të dyshuar, zyrtarë të DShAM-së: G.J., (viti i lindjes 1975, femër kosovare) dhe F.Sh., (viti i lindjes 1979, femër kosovare).

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe D.K., (viti i lindjes 1988, mashkull, shtetas i huaj). Po ashtu në cilësi të të dyshuarës është intervistuar edhe E.Q., (viti i lindjes 1972, femër kosovare)

Personat e lartcekur, dyshohet se në bashkëkryerje kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës, duke përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Ndaj të dyshuarave është iniciuar rasti karshi veprave penale: “keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrja e ryshfetit”, “falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “dhënia e ryshfetit”.

Burim: Ekonomia Online

— Redaksia ZHURMA

Komentet