Policët e përfshirë në dhunën ndaj dy të rinjve në Shkup do të sanksionohen
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi masa sanksionimi për të gjithë efektivët pas pretendimeve për keqtrajtim gjatë ndërhyrjes.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
SHKUP — Të gjithë pjesëtarët e forcave të rendit që morën pjesë në ngjarjen e datës shtatë tetor pritet të përballen me masa ndëshkuese, ndërkohë që autoritetet kanë nisur shqyrtimin e rrethanave të plota. Sipas të dhënave të deritanishme, patrulla që ndërhyri ndaj dy personave dyshohet se mbante emërtimin “Jugosllavia“ dhe kishte një përbërje të ndryshme etnike. Ngjarja, e cila tashmë po hetohet nga Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale me urdhër të ministrit, ka nxitur gjithashtu reagime nga ana e partitë politike, përfshirë BDI-ja, e cila kërkoi zbardhjen e plotë të çështjes dhe përgjegjësi ligjore për zyrtarët nëse vërtetohet përdorimi i tepruar i forcës.