Zhurma Press E Premte · 21 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 08:38 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Operatorët e naftës përballen me qeverinë në gjykatë më 19 shtator

Më 19 shtator pritet seanca e parë për padinë e një prej kompanive; 8 operatorë kërkojnë rreth 11.8 mln euro dëmshpërblim.

Redaksia ZHURMA 07:18 1 min lexim
Operatorët e naftës përballen me qeverinë në gjykatë më 19 shtator
FOTO · monitor.al Arkivi ZHURMA

Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të çmimeve nga Bordi i Transparencës. Burime nga tregu i hidrokarbureve konfirmuan për Monitor se më 19 shtator, në Gjykatën Administrative pritet të zhvillohet seanca e parë për shqyrtimin e padisë së një prej kompanive.

Nga Gjykata Administrative shqyrtimi i padive do të bëhet veçmas për secilin operator, pasi edhe paditë janë depozituar individualisht pranë gjykatës. Paditë janë depozituar pranë Gjykatës Administrative në mesin e muajit korrik. Në total janë 8 operatorë të importit dhe tregtimit të karburanteve që kërkojnë rreth 11,8 mln euro dëmshpërblim për humbjet që pretendojnë se u janë shkaktuar nga llogaritja e çmimeve nën kosto nga Bordi i Transparencës.

Në muajin maj, rreth 2 muaj pas riaktivizimit të Bordit të Transparencës, që vijoi të rillogarisë çmimet e karburanteve me të njëjtën formulë të përdorur në vitin 2022 në krizën e luftës në Ukrainë, importuesit paralajmëruan qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për llogaritjen nën kosto të çmimit të karburanteve.

Burimet: Monitor (klaster 1 outlets).

Komentet