KOS
Nis zyrtarisht përgatitja për Big Brother VIP Kosova 5
Përgatitjet për edicionin e pestë kanë nisur, me produksionin që ka filluar punën për përzgjedhjen e konkurrentëve.
Redaksia ZHURMA
18:19
1 min lexim
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” ka hyrë në fazën e përgatitjeve, pasi produksioni ka nisur punën për përzgjedhjen e konkurrentëve. Lajmi u bë i ditur nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka ndarë detaje nga prapaskenat përmes rrjeteve sociale.
Hamiti ka publikuar një fotografi me portrete, duke ngjallur kureshtje për emrat që mund të hyjnë në shtëpinë më të komentuar në Kosovë. Ai e ka cilësuar kastin e këtij edicioni si më të fuqishmin deri tani.