Nis hetimi pas vdekjes së minatorit 62-vjeçar në Bulqizë
Autoritetet nisin verifikimet për aksidentin fatal në punë në minierën e Martaneshit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Autoritetet kanë nisur verifikimet lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në zonën e Martaneshit, në Bulqizë, ku një subjekt minerar është kthyer në vendin e një aksidenti fatal. Sipas informacionit paraprak të Policisë, gjatë orarit të punës brenda galerisë, është aksidentuar shtetasi me inicialet G. M., banues në Klos. Për shkak të dëmtimeve të marra, 62-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.