Nichi shfaq xhelozinë ndaj Antonetës gjatë festës në shtëpi
Banori i shtëpisë ka reaguar ashpër ndaj Antonetës dhe djemve të tjerë gjatë një koncerti brenda spektaklit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë një koncerti të organizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, banori Nichi ka shfaqur hapur xhelozinë ndaj Antonetës, pasi nuk ka mundur ta përballojë distancën dhe faktin që ajo u shoqërua nga djemtë e shtëpisë gjatë festës. Ai i është drejtuar Antonetës dhe djemve me tone të ashpra.
Në diskutimet e bëra me Editën dhe Shqiponjën, ai e ka shprehur pakënaqësinë e tij me zë të lartë. Gjatë reagimit të tij, ai ka përdorur fjalët: «Hajdeni, puthnja kamtë. Çka keni more burrë, se mrena ketë tu ja puthë kamtë.» Po ashtu, gjatë bisedës me banorët e tjerë, ai ka shtuar: «Do sene vlla duhesh mi ditë, s’jena çift valla edhe po dal me 100 mijë djem se s’jena çift na. E qysh me t’pranu unë ty tani?»
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


