Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:41 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë DIA

Ndahet nga jeta ish-zëvendëskryeministri Teodor Kareco

Studiuesi dhe ekonomisti i njohur ndërthuri historinë me ekonominë

Redaksia ZHURMA 03:05 Përditësuar 13:48 1 min lexim
Ndahet nga jeta ish-zëvendëskryeministri Teodor Kareco
FOTO · Ilustrim · Handcuffs on table (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Ndahet nga jeta Dr. Teodor "Tolo" Kareco, banues në Troy të Michiganit, u nda nga jeta të hënën, më 20 korrik 2026, në moshën 89-vjeçare, i rrethuar nga familja e tij. Bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh, profesor dhe ekonomist i respektuar, aktivist Tolo Kareco la pas një jetë të pasur me punë, dije, përgjegjësi dhe dashuri për njerëzit.

Për publikun ishte Dr. Teodor Kareco, ekonomisti, pedagogu dhe autori i studimeve mbi ekonominë dhe historinë shqiptare. Për miqtë dhe të afërmit ishte Tolo, siç e thërrisnin që nga Gjirokastra. Ndërsa për fëmijët, nipërit dhe mbesat ishte thjesht "Babushi": njeriu i dashur, këshilltari i urtë dhe pika që e mbante familjen të bashkuar.

Nga Gjirokastra në Michigan Tolo Kareco lindi më 24 prill 1937 në Gjirokastër, në familjen e Vasil dhe Ana Karecos. Në Shqipëri ndërtoi një karrierë të respektuar si profesor dhe ekonomist, duke shërbyer edhe në poste të larta shtetërore, përfshirë detyrën e zëvendëskryeministrit në qeveritë e para pas 1990.

Formimi akademik dhe puna në institucionet shtetërore i dhanë mundësinë ta njihte ekonominë shqiptare jo vetëm përmes teorisë, por edhe përmes politikave të zhvillimit, statistikave dhe organizimit ekonomik. Në moshën 58-vjeçare emigroi në Shtetet e Bashkuara. Ishte një moshë kur shumë njerëz mendojnë për përfundimin e karrierës, por Tolo zgjodhi të fillonte përsëri.

Ekonomisti që kërkoi të rishkruante historinë përmes fakteve Veprimtaria intelektuale e Dr. Teodor Karecos përfshin libra, tekste mësimore dhe studime mbi zhvillimin ekonomik, industrializimin, bujqësinë dhe historinë politike të Shqipërisë. Së bashku me Besim Bardhoshin botoi më 1974 librin "Zhvillimi ekonomiko-shoqëror në Shqipëri 1944–1974".

Një nga veçoritë e punimeve të tij ishte ndërthurja e ekonomisë me historinë. Ai nuk e shihte zhvillimin ekonomik thjesht si një varg shifrash. Për të, ekonomia ishte pjesë e historisë së shoqërisë dhe lidhej me pronësinë, institucionet dhe politikën.

Burim: Dielli

— Redaksia ZHURMA

Komentet