Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kulturë Kosova

Çfarë parashikohet të dielën?

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29°C.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Çfarë parashikohet të dielën?
Foto: Foto: Pixabay

PRISHTINË — Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ka mundësi për breshër të vogël. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, ndërsa gjatë kalimit të sistemit me të reshura priten fuqizime të përkohshme të erës në formë stuhish, me shpejtësi maksimale deri në 65 km/h.

Burim: Gazeta Metro,
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →