Milot Rashica drejt largimit nga Beshiktashi në afatin e janarit
Beshiktashi planifikon ndryshime në krahun e djathtë të sulmit dhe ka shfaqur interesim për Amad Diallo të Manchester Unitedit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Klubi turk Beshiktashi po përgatitet për ndryshime të mëdha në krahun e djathtë të sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit nuk janë të kënaqur me kontributin e lojtarëve aktualë. Sipas mediumit turk «Fotomac», në listën e futbollistëve që nuk po përmbushin pritjet bëjnë pjesë Milot Rashica, Vaclav Cernyn dhe Ernest Pokun, ndërsa klubi nuk ka ndërmend të aktivizojë opsionin e blerjes për Pokun dhe është i hapur për të shqyrtuar oferta për Cernyn.
Për ta përforcuar këtë repart, objektivi kryesor i gjigantit turk është bërë ylli i Manchester Unitedit, Amad Diallo, megjithëse po shqyrtohen edhe opsione alternative në Belgjikë dhe Portugali. 24-vjeçari ka regjistruar 16 gola dhe 17 asistime në 105 paraqitje me «Djajtë e Kuq», ndërsa kontrata e tij skajon në qershor të vitit 2030 dhe vlera në treg llogaritet rreth 45 milionë euro. Për shkak të kostos së lartë, huazimi mbetet mundësia më realiste për klubin turk para fillimit të pjesës së dytë të sezonit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar