Çfarë thotë memorandumi i studentëve serbë për Kosovën?

Dokumenti i miratuar në Kragujevc rikthen tezat e Memorandumit të SANU-së të vitit 1986, duke e quajtur çështjen e Kosovës "luftë për nderin dhe të ardhmen".

Çfarë thotë memorandumi i studentëve serbë për Kosovën?
Foto: telegrafi.com

KRAGUJEVC — Studentët serbë, të dielën, publikuan një memorandum të ri që për nga gjuha dhe tezat kryesore ngjason me Memorandumin famëkeq të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU) të vitit 1986. Dokumenti, i miratuar në Kragujevc, e cilëson Kosovën si "pjesë të patjetërsueshme dhe integrale të Republikës së Serbisë", duke theksuar se kjo çështje "nuk mund të negociohet".

Autorët e përshkruajnë Kragujevcin si "kryeqyteti i parë i Serbisë moderne dhe qendër e mendimit shtetndërtues serb". Sipas memorandumit, ruajtja e "rendit kushtetues të Serbisë" në Kosovë paraqet "themeli i mbijetesës së shtetit serb" dhe "garanci për paqe të drejtë në rajon". Dokumenti thekson gjithashtu se "Kosova dhe Metohija nuk janë thjesht territor, por përbërës i identitetit kombëtar serb", duke përmendur monumentet fetare ortodokse në Prizren, Pejë dhe Graçanicë si pjesë të trashëgimisë "shpirtërore dhe kulturore serbe".

Studentët deklarojnë se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet në izolim, por vetëm përmes bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatat relevante, duke insistuar se çdo zgjidhje duhet të mbetet "brenda kornizës së Kushtetutës së Serbisë". Dokumenti përmbyllet me thirrjen se çdo qytetar i Serbisë ka "detyrim moral dhe historik" për ruajtjen e Kosovës, duke e përshkruar angazhimin si "luftë për nderin, kulturën dhe të ardhmen" e popullit serb.

Memorandumi i vitit 1986 u shndërrua në bazë ideologjike për ngritjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet më 1987, ndërsa tezat e tij për "diskriminim ekonomik të Serbisë", "shtypje të serbëve në Kroaci" dhe pretendime për "gjenocid ndaj serbëve në Kosovë" e paraqisnin Serbinë si viktimë. Në dekadën që pasoi, Serbia u përfshi në katër luftëra në Ballkan (Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë), të cilat u shoqëruan me krime të rënda, përfshirë masakrat në Vukovar, Srebrenicë dhe në Kosovë.

Publikimi i dokumentit të ri, në kulm të protestave kundër regjimit të Vuçiqit, rikthen në vëmendje retorikën që historikisht ka shërbyer për mobilizim nacionalist rreth çështjes së Kosovës.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse u vonuar debati mbi amendamentet e Buxhetit?
  2. Pse nuk konsiderohet Ramush Haradinajn për president?
  3. Ku u nda ndeshja e Elbasanit?
  4. Kush angazhohet kundër zjarreve?

Vazhdo leximin