sport sport

Pse tifozët meksikanë 'sulmojnë' hotelin e Anglisë?

Tifozët meksikanë krijojnë atmosferë të zjarrtë pranë hotelit ku akomodohet Kombëtarja angleze para ndeshjen e madhe

Pse tifozët meksikanë 'sulmojnë' hotelin e Anglisë?
Ilustrim · 20240107 Night view of Hongkou Football Stadium (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Pak orë para përballjes mes Meksikës dhe Anglisë, tifozët meksikanë kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë pranë hotelit ku është akomoduar Kombëtarja angleze. Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dhjetëra tifozë janë mbledhur jashtë hotelit, duke brohoritur dhe ndezur fishekzjarre në përpjekje për t'ua prishur qetësinë futbollistëve të Anglisë para ndeshjes.

Pamjet janë bërë virale, ndërsa shumë e kanë cilësuar këtë si një mënyrë për të ushtruar presion psikologjik ndaj 'Tre Luanëve' para sfidës së rëndësishme. Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë zhvillohet sonte nga ora 02:00, sipas kohës në Kosovë, dhe pritet të jetë një nga përballjet më interesante të kësaj faze të Botërorit.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Brazili dhe Norvegjia luftojnë për vend në çerekfinale
  2. Pse Simon thotë se ka dyshime që ky do të jetë 'Vallëzimi i fundit' i Ronaldos?
  3. Kush u bë shënjestër e Cristiano Ronaldos në konferencë?
  4. Pse nuk e bind Manchester City për Mateo Kovacicin?

Vazhdo leximin