Myllet xhiroja e katërt e Superligës me dy ndeshje
Malisheva luan kundër Gjilanit kurse Ballkani përballet me Feronikelin.
Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës mbyllet sot me dy ndeshje interesante, ku në orën 16:00 Malisheva pret Gjilanin, ndërsa në të njëjtën orë Ballkani përballet me Feronikelin.
Përballja mes Malishevës dhe Gjilanit vjen mes dy skuadrave që kanë nisur mirë sezonin dhe kanë nga shtatë pikë secila pas tri ndeshjeve. Ndërkohë, Ballkani ka grumbulluar gjashtë pikë, kurse Feronikeli kërkon pikët e para të sezonit. Aktualisht në krye të tabelës qëndron Prishtina me nëntë pikë, e ndjekur nga Dukagjini me tetë.
Kujtojmë se kjo javë kishte nisur më parë me takimet e parapara në programin e Superligës.