sport sport

Çfarë e bën Kylian Mbappen të duket diktator?

Trajneri Didier Deschamps: Imazhi i tij publik nuk e pasqyron aspak realitetin

Çfarë e bën Kylian Mbappen të duket diktator?
Foto: Wikimedia Commons

PARIS — Franca ka siguruar kualifikimin në çerek-finale të Botërorit. Ata mposhtën Paraguajin me rezultat minimal 0-1, pas golit të Kylian Mbappes. Në vitet e fundit, Mbappe është bërë "meme" ku u etiketua si diktator, në disa nga rastet më të njohura të meme-ve e tregojnë Mbappé-në duke bashkëvepruar me lojtarë, trajnerë etj., të cilët janë shitur, pushuar nga puna ose nuk janë më të përfshirë në futboll.

Pas ndeshjes, trajneri Didier Deschamps deklaroi krejt të kundërtën e saj që thuhet për 10-shin e Francës dhe Real Madridit. "Ju e bëni Kylian Mbappén të duket si diktator por realiteti është i kundërt. Imazhi i tij publik nuk e pasqyron aspak realitetin. Kylian ka qenë gjithmonë i pjekur dhe e gjithë skuadra e ndjek atë. Jam shumë i lumtur që e kam Kylian kapiten. Sa herë që flet brenda dhe jashtë fushës, ai përfaqëson të gjithë grupin", u shpreh Deschamps.

Francia, në çerek-finale do të përballet me Marokun këtë të enjte.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/deschamps-per-memen-e-famshme-te-mbappes-ju-e-beni-te-duket-diktator-por-realiteti-eshte-ndryshe
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Kush është Daniel Ivanov, përforcimi i ri i Llapi-t?
  2. Pse Zverev vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në Wimbledon?
  3. Cilat ndeshje të 1/8-tave në Botërorin 2026 janë programuar sonte?
  4. Ku transferohet Ylber Ramadani pas largimit nga Lecce?

Vazhdo leximin