Zhurma Press E Shtunë · 19 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:34 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:25 Teuta mposht Vllazninë dhe çon Superligën me 13 pikë03:10 Danielle Peazer, ish-e dashura e Liam Payne, fejohet me Sonny Jay02:52 Fisnik Doko kërkon kornizë ligjore për inteligjencën artificiale02:47 Gerd Gjinarari, i njohur si Gjenerali, arrestuara në Belgjikë për vrasje në Itali02:41 Ismet M. Hasani publikon pjesën e 6-të të eseve "Çfarë mësova duke ecur nëpër jetën"02:25 Isuf B. Bajrami: protesta është e drejtë, por dhuna dhe maskat e rrezikojnë02:12 Mancini publikon listën e Italisë me 34 lojtarë për Ligën e Kombeve02:07 Dakota Johnson shpall dëshirën për të bërë nënë midis thashethemeve për Machine Gun Kelly01:59 Protesta kundër Speciales, thirrje për tubim në Prishtinë dhe Këln01:44 Sherife Luta: UÇK-ja na detyroi të iknim
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë MKD

Pse akuzon LSDM-ja Mickoskin për shitje të ujit dhe rrymës?

A do të rrezikojnë data-qendrat e mëdha komerciale sigurinë energjetike dhe ujore të Maqedonisë?

Redaksia ZHURMA 20:37 Përditësuar 17:01 2 min lexim
Pse akuzon LSDM-ja Mickoskin për shitje të ujit dhe rrymës?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Partia opozitare LSDM ka kërkuar sot moratorium për ndërtimin e data-qendrave të reja komerciale që përdorin sisteme ftohjeje me avullim të ujit. Nga kjo parti konsiderojnë se janë të nevojshme obligime ligjore për projektet më të vogla për nevoja shtetërore, me të cilat investitorët do të detyrohen të përdorin ekskluzivisht ftohje me ajër dhe prodhim vetanak të energjisë përmes parqeve solare dhe baterive, pa tërhequr rrymë nga rrjeti nacional.

Kristian Dojçinovski nga LSDM-ja ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së në pushtet. Ai tha se pushteti dëshiron të shesë ujin dhe rrymën për interesat e data-qendrave të huaja dhe për përfitimet e veta nga tenderët.

Nga LSDM-ja vënë në dukje se edhe pse transformimi digjital është i rëndësishëm, tërheqja e këtyre data-qendrave të mëdha sjell një rrezik të madh strategjik me kthim minimal ekonomik. Sipas të dhënave të tyre, një data-qendër e madhe shpenzon midis 1 dhe 3 milionë litra ujë të pijshëm në ditë – aq sa është e nevojshme për një qytet me 15,000 deri në 30,000 banorë.

"Sistemi ynë energjetik është tashmë i ndjeshëm. EMV punon me humbje dhe me teknologji të vjetruar, MEPSO ka probleme me balancimin për shkak të bumit solar, ndërsa EVN-ja përballet me rritje të çmimeve të tregut. Shtimi i konsumatorëve masivë që punojnë 24/7 do të rrisë varësinë nga importi, do të rrisë faturat e rrymës për qytetarët dhe do të rrezikojë stabilitetin e rrjetit", deklaroi Dojçinovski.

Si argument kundër, partia opozitare përmendi shembujt ndërkombëtarë. Kompania 'Meta' e ka anuluar projektin në Zeewolde për shkak të rezistencës nga qytetarët dhe fermerët. Është vendosur moratorium për data-qendra të reja rreth Dublin-it deri në vitin 2028, pasi ato shpenzojnë mbi 20 për qind të rrymës në vend. Dhjetëra projekte në Arizona, Virxhinia dhe Misuri janë bllokuar për shkak të mungesës së ujit dhe rritjes së faturave të rrymës.

LSDM-ja i bëri thirrje publike autoriteteve që të ndërpresin këtë që e quajti politikë të papërgjegjshme. Reagimi vjen pasi tre ditë më parë Mickoski tha se Qeveria nuk do të heqë dorë nga planet për tërheqjen e investimeve në data-qendra, duke vlerësuar se ato janë kyçe për zhvillimin teknologjik dhe ekonomik të shtetit.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Komentet