Zhurma Press E Hënë · 24 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:59 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:55 Isabel Johansen ndjek stilin e ri të Haalandit para sezonit 2026/2705:49 Rritet numri i fëmijëve me autizëm dhe mungesa e defektologëve në Maqedoninë e Veriut05:45 Shqiptari vret dashurinë dhe vetveten në Athinë05:35 Abakarov dhe Dudaev kalojn në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare05:29 Ibrahimi: Mungesë totale bashkëpunimi me qendrin, dëmet e fatkeqësive kalojnë dhjetëra …05:25 Përleshje familjare në Mitrovicë, një person hospitalizohet05:10 Vittoria Ceretti shfaq pamje të re me parukë bionde në Instagram04:59 Aleanca dhe RDK mbajnë aktivitete simbolike para Qeverisë04:55 Gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion konfiskohen në Ferizaj04:49 Sinani: Presheva nuk pranon dy standarde pas vizitës së Vuçiqit
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Pse Hita nis lëvizje të reja në Policinë e Shtetit?

Skënder Hita pritet të bëjë ndryshim në departamentin e Policisë Kriminale, që cilësohet si numri dy në policinë e Shtetit

Redaksia ZHURMA 16:53 Përditësuar 18:09 1 min lexim
Kontroll i Policisë së Shtetit në rrugë
FOTO · Foto: Albania Police Control on Highway (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— Pas ndryshimeve të drejtorëve të policisë në qarqe, Skënder Hita ka nisur edhe lëvizjet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të rienergjizuar organizatën. Pas 4 vitesh me të njëjtin drejtues, Hita pritet të bëjë ndryshim në departamentin e Policisë Kriminale, që cilësohet si numri dy në policinë e Shtetit dhe që drejtohet që prej 1 gushtit 2022 nga Neritan Nallbati.

Emri më potencial për të marrë drejtimin e këtij departamenti është Ervin Hodaj, drejtori aktual i komanduar i Policisë së Durrësit. Po ashtu Hita ka hapur garën edhe për departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, që prej vitit 2020 drejtohet nga Pëllumb Seferi. Për departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pritet të kandidojë Idajet Faskaj.

Edhe për departamentin e Kufirit dhe Migracionit pritet të kemi ndryshime, i cili prej një viti drejtohet nga Saimir Muça, i emëruar kur kryepolic ishte Ilir Proda. Pas mbylljes së garës në këto tre departamente, Hita pritet të bëjë edhe ndryshime edhe në qarqet ku ende nuk ka ndryshuar drejtuesit, atë të Beratit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Durrësit, pasi drejtori i komanduar në këtë qark Ervin Hodaj pritet të jetë kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme.

Burim: Report Tv, https://report.al/levizje-te-reja-ne-policine-e-shtetit-hita-cel-garen-per-tre-departamentet-kryesore/
— Redaksia ZHURMA

Komentet