Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Mërkurë · 29 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Si synon VV ta kufizojë PDK-në si parti rajonale?

Profesori Blerim Latifi thotë se Kurti do ta maksimalizojë ngjarjen në Skënderaj për ta projektuar PDK-në si parti lokale.

Redaksia ZHURMA Përditësuar 01:50 + Ruaj
Si synon VV ta kufizojë PDK-në si parti rajonale?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Profesori i Filozofisë Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet në Skënderaj, duke e parë përpjekje të VV-së për ta politizuar ngjarjen. I ftuar në Pressing në T7, Latifi tha se kryeministri Kurti "do të përpiqet ta maksimalizojë këtë ngjarje në llogari të vetën".

Sipas Latifit, strategjia do të jetë ta paraqesë PDK-në si "parti të mbyllur brenda një statusi të një partie rajonale", duke e identifikuar atë vetëm me Drenicën dhe figurën e Sami Lushtakut. "Kjo është mënyra se si do të përpiqen ata që e bëjnë propagandën edhe marketingun e VV-së, në mënyrë që PDK me ia errësuar potencialin nacional të garimit edhe depërtimit deri te elektorati", tha ai.

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/blerim1-latifi-per-ngjarjet-ne-skenderaj-vv-do-te-perpiqet-ta-erresoje-potencialin-nacional-te-pdkse/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Lajme →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →