Kurti priti zv.presidentin e EIB për modernizimin e spitaleve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati takuan zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Robert de Groot. Takimi u mbajt në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për projektin e përmirësimit dhe modernizimit të pajisjeve mjekësore e infrastrukturës në spitalet publike.
Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë e shtimit të bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe institucionit financiar evropian. Kurti u përgëzua për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mori urime për zgjedhjen e presidentes së re, e cila solli kthimin e stabilitetit institucional. Ndër temat e diskutimit ishin edhe planet për investime në hekurudha, ndërtimi i pesë digave të reja, infrastruktura sportive për Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe zgjerimi i rrjetit të ngrohjes dhe diversifikimi i burimeve energjetike.