Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sport Shqipëria

Kristjan Asllani drejt Al Jazira, Interi dhe klubi arab mbyllin marrëveshjen

Mesfushori shqiptar pritet të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, me huazim dhe opsion blerjeje.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kristjan Asllani drejt Al Jazira, Interi dhe klubi arab mbyllin marrëveshjen
Foto: Foto: sportekspres.com

Kristjan Asllani është gati të largohet nga Interi. Sipas raportimeve, klubi zikaltër dhe Al Jazira kanë rënë dakord verbalisht për transferimin e mesfushorit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Operacioni parashikohet të realizohet në formë huazimi, me një vlerë rreth 2 milionë euro, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh. Ky opsion mund të bëhet i detyrueshëm nëse Asllani arrin një numër të caktuar paraqitjesh me fanellën e ekipit arab.

Negociatat kanë ecur me ritme të shpejta dhe pritet që marrëveshja të finalizohet brenda 24 orëve, nëse plotësohen kushtet e fundit. Asllani iu bashkua Interit në vitin 2022 nga Empoli, duke fituar eksperiencë në nivelet më të larta të futbollit italian dhe evropian.

Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →