Kronikë e zezë
KOS
Kur nuk zbatohet kufizimi i qarkullimit?
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton vendimin bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave
Redaksia ZHURMA
08:54
Përditësuar 17:36
1 min lexim
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 12 korrik, nuk do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 20 tonë. Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e këtij kufizimi.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe se qytetarët e operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se krijohen kushtet për zbatimin e vendimit.
Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA