Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Kosova renditet e 14-ta në botë për sigurinë dhe rendin

Organizata Gallup publikon Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, ku Kosova pozicionhet lart në listën globale.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kosova bën pjesë ndër 15 vendet e para në shkallë globale për sigurinë dhe rendin publik, sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit për vitin 2025 të publikuar nga organizata ndërkombëtare Gallup. Me gjithsej 90 pikë të arritura nga 100 të mundshme, vendi ynë ndan vendin e 14-të bashkë me Danimarkën, Finlandën dhe Hong Kongun.

Kosova renditet e 14-ta në botë për sigurinë dhe rendin
Foto: zeri.info

Ky rezultat e vendos Kosovën para disa shteteve të njohura evropiane si Gjermania, Austria, Spanja, Franca dhe Portugalia. Sa i përket rajonit, Kosova lë pas Shqipërinë me 86 pikë, Malin e Zi me 84 pikë dhe Serbinë me 82 pikë. Në majën e kësaj renditjeje botërore kryeson Taxhikistani me 96 pikë, ndërsa pas tij vijnë Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me nga 95 pikë, si dhe Vietnami me 94 pikë.

Matja e Gallupit përfshin aspekte të sigurisë së përditshme, ku llogariten përvojat e qytetarëve me sulmet fizike e vjedhjet gjatë 12 muajve të fundit, besimi tek autoritetet policore lokale dhe ndjesia e sigurisë gjatë ecjes vetëm gjatë natës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 22 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    25% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    47% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme