Kosova publikon listën për ndeshjet kualifikuese ndaj Estonisë
Përzgjedhësi i kombëtares së hendbollit ka bërë publike emrat e lojtarëve për ndeshjet e radhës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nenad Sostaric, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kundër Estonisë. Këto ndeshje janë të vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë. Grumbullimi i hendbollisteve do të bëhet më 19 tetor në Prishtinë.