← Kosovë
Live · Kosovë · 08:35 · 11 Korrik 2026

Pse Kosova importon mbi 1.7 miliardë euro mallra për tre muaj?

Në vitin 2026, Kosova ka importuar mbi 1.7 miliardë euro mallra, ndërkohë që ka eksportuar vetëm 240 milion euro, sipas Agjencisë së Statistikave

— Ndonëse Agjencia e Statistikave nuk ka paraqitur ende të dhënat e plota të tregtisë së jashtme, Kosova gjatë 2026 për vetëm tre muaj sa figurojnë të dhënat, importoi mallra në vlerë prej mbi 1 miliardë e 700 milion euro, ndërkohë që ka eksportuar pak mbi 240 milion euro. Ndërkohë situatën me importin e lartë, pronari i një fabrike për prodhimin e tjegullave, Nehat Geci, e sheh si alarmante. Geci, vlerëson se institucionet në Kosovë duhej të kishin një plan për ta frenuar importin. “Armiku numër një në Kosovë importi. Institucionet duhet ta ndalin hovin e imporitit duhet të rregullojnë politika për këtë çështje”, tha Geci.

Telashe me importin në Kosovë vlerësohet që të ketë çdo biznes prodhues në Kosovë. Këto shqetësime u ngritën edhe ditë më parë në një takim të mbajtur mes prodhuesve të qumështit dhe Odës Ekonomike të Kosovës. Qumështarët ngritën alarmin se prodhimet e huaja po hyjnë në Kosovë me çmime shumë më të ulëta duke i bërë prodhimet vendore të pakonkurrueshme.

Në këtë situatë, kryetari i Odës ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, tha se tashmë edhe zyrtarisht ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të bëjë veprime konkrete në mënyrë që të mbrojë produktet vendore. “Pastaj kemi deklaratat që po ju japin imazh të keq prodhuesve”, tha Rafuna. Rafuna ndër të tjerash shtjelloi edhe arsyet pse çmimet e produkteve të huaja në jo pak raste janë më të lira se sa produktet vendore.

Kosova me import të lartë u ballafaqua edhe gjatë vitit 2025. Ajo për herë të parë në histori të saj ka importuar produkte në vlerë prej 7 miliardë euro. Ndërkohë, fajtor për situatën e krijuar njohësi i çështjeve të ekonomisë Safet Gërxhaliu i sheh subjektet politike të cilat siç thotë mes përplasjeve të tyre kanë lënë anash nevojat që ka ekonomia e Kosovës.

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se një ndër shkaktarët e rritjes së inflacionit, përveç shtrenjtimit të energjisë elektrike është edhe importi i lartë.

Burim: RTV21, https://rtv21.tv/kosova-per-tre-muaj-importoi-gati-2-miliarde-euro/

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën