Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ekonomi Shqipëria

KLSH gjen 3,2 mln euro efekte negative në buxhet janar-prill 2026

Kontrolli i Lartë i Shtetit identifikoi 314,9 milionë lekë efekte negative në auditimet e periudhës janar-prill 2026, me 58 rekomandime të dhëna.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KLSH gjen 3,2 mln euro efekte negative në buxhet janar-prill 2026
Foto: Foto: monitor.al

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar rreth 314,9 milionë lekë, apo mbi 3,2 milionë euro, efekte negative në buxhetin e shtetit nga auditimet e përfunduara gjatë periudhës janar-prill 2026. Sipas Buletinit Statistikor të KLSH-së, për këto gjetje janë dhënë 58 rekomandime.

Nga vlera totale prej 314,8 milionë lekë, 84,3 milionë lekë janë vlerësuar si dëm ekonomik, ndërsa 230,5 milionë lekë si menaxhim joefektiv i fondeve. Gjithë dëmi ekonomik identifikuar është konstatuar në fushën e shpenzimeve. Rreth 81,4 milionë lekë, ose 97% e dëmit ekonomik, lidhen me shkelje të konstatuara gjatë procedurave të prokurimit publik dhe zbatimit të punimeve apo kontratave.

KLSH përmend mes problematikave likuidime për punime të pakryera, mosllogaritjen e kostove përfundimtare të shërbimeve të projektimit dhe punime që nuk përputheshin me specifikimet teknike. Evidentohen gjithashtu mungesa në përgatitjen e dokumentacionit të tenderëve, specifikimet teknike, kriteret e vlerësimit, llogaritjen e vlerës së kontratës, përzgjedhjen e procedurave të prokurimit, shqyrtimin e ofertave, shpalljen e fituesve dhe zbatimin e kontratave.

Nga 230,5 milionë lekë të klasifikuara si menaxhim joefektiv, 126,2 milionë lekë lidhen me të ardhurat, kryesisht për moszbatimin e tyre.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →