Kingji takon ambasadorin amerikan për sigurinë dhe mbrojtjen
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA zhvilloi një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjenerallejtënant Arben Kingji ka pritur në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt, duke vlerësuar partneritetin strategjik mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se në qendër të bisedës ishte mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara, me theks të veçantë te modernizimi i kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura. «Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive», shkruan Kingji pas takimit.