Kida dhe Ajbi martohen sonte në Romë, listë VIP me Dafina Zeqiri, Mozzik dhe Yll Limani
Artistët Kida dhe Ajbi kurorëzojnë dashurinë në Villa Miani në Romë, me të ftuar VIP si Dafina Zeqiri, Ermal Fejzullahu, Yll Limani, Mozzik dhe tjerë.
Artistët Kida dhe Ajbi martohen sonte në Villa Miani në Romë, një rezidencë historike në majën e Monte Marios me pamje mbi kryeqytetin.
Sipas raporteve, qiraja e hapësirës mund të arrije deri në 25 mijë euro, ndërsa shpenzimet totale me staf dhe organizim mund të kalojnë 70 mijë euro. Ushqimi do të ofrohet nga partnerë të nivelit Michelin, ndriçimi dhe sistemi i zërimit mund të kushtojnë deri në 18 mijë e 500 euro.
Në listën e të ftuarve VIP priten Dafina Zeqiri me bashkëshortin Kreshnik Gjergjin, Shkurte Gashi me Albert Limani, si dhe Ermal Fejzullahu, Yll Limani dhe Mozzik. Atmosferën muzikore do ta ndezin Ramadan Krasniqi dhe Dani.