Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:38 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Kercenim me bombe ne disa institucione, policia: Nuk u gjet asnje eksploziv

Adresat elektronike te disa institucioneve ne Shqiperi kane marre mesazhe kercenuese per bombere, ndersa policia njofton se nuk eshte gjetur asnje eksploziv pas kontrolleve.

Redaksia ZHURMA 11:34 1 min lexim
Kercenim me bombe ne disa institucione, policia: Nuk u gjet asnje eksploziv
FOTO · botasot.info Arkivi ZHURMA

Disa institucione ne qytete te ndryshme te Shqiperise jane perfshire ne nje kercenim me bombe permez postes elektronike. Sipas Policisë se Shtetit, ne adresat elektronike te disa institucioneve eshte derguar nje e-mail nga nje adrese ende e paidentifikuar, me permbajtje kercenuese dhe terroriste, ne te cilin pretendohej se ne keto institucione eshte vendosur nje bombe.

Strukturat e Policisë së Shtetit kane kryer te gjitha verifikimet e nevojshme ne institucionet e perfshira. “Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar te jete vendosur bombe apo ndonje lloj tjeter eksplozivi”, ka njoftuar policia.

Drejtoria per Hetimin e Krimeve Kibernetike, ne bashkepunim me Drejtorine e Antiterrorit dhe agjenci te tjera ligjzbatuese, po vijojne punen intensive per identifikimin e autorit dhe te adreses elektronike nga e cila jane derguar keto kercenime. Policia e Shtetit ka siguruar qytetaret se nuk ka vend per panik dhe se strukturat jane te angazhuara per garantimin e rendit dhe sigurise publike.

Burimet: Bota Sot; Zhurnal.mk; Zëri; Ekonomia Online; ATSH (klaster 7 outlets).

Komentet