Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

Këmbësori vdes në QKUK, arrestohet shoferi që u largua nga vendi i aksidentit

Këmbësori i lënduar në aksidentin e 24 gushtit në rrugën Podujevë-Prishtinë ka ndërruar jetë në QKUK. Shoferi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Këmbësori vdes në QKUK, arrestohet shoferi që u largua nga vendi i aksidentit
Foto: botasot.info

PODUJEVË — Këmbësori i cili u lëndua në aksidentin e trafikut më 24 gusht në rrugën Podujevë–Prishtinë ka ndërruar jetë në QKUK. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot, rreth orës 10:00, nga QKUK, kemi pranuar informatën se këmbësori, i cili ishte lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë–Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Ahmeti.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 20:30, ku një automjet kishte goditur këmbësorin. Shoferi i automjetit, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, është identifikuar dhe arrestuar. “Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka shtuar Ahmeti.

Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 24 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →