Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Irlanda bojkoton Eurovisionin për shkak të Izraelit

Transmetuesi kombëtar i Irlandës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në edicionin e vitit 2027 për shkak të ngjarjeve në Gaza.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Transmetuesi kombëtar i Irlandës ka vendosur të mos marrë pjesë në edicionin e vitit 2027 të Eurovisionit, duke vazhduar kështu bojkotin për të dytin vit radhazi. Ky vendim vjen si pasojë e humbjes së jetëve dhe krizës humanitare në Gaza.

Foto: www.dukagjini.com
Foto: www.dukagjini.com

Sipas njoftimit zyrtar, Irlanda bën pjesë në grupin e pesë shteteve, ku përfshihen edhe Islanda, Holanda, Spanja dhe Sllovenia, të cilat refuzuan pjesëmarrjen në Garën Evropiane të Këngës në shenjë proteste ndaj Izraelit. Nga ana tjetër, drejtori i Eurovisionit, Martin Green, ka shprehur keqardhje për këtë vendim, duke shtuar se organizatorët respektojnë qëndrimin e transmetuesit RTÉ dhe shpresojnë në rikthimin e tyre në të ardhmen.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme