Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

Pse dekorohet koloneli A. J. Berg nga Presidentja Haxhiu?

Koloneli A. J. Berg ka kontribuar në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Pse dekorohet koloneli A. J. Berg nga Presidentja Haxhiu?
Foto: Foto: Albulena Haxhiu / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake kolonelin amerikan A. J. Berg, për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koloneli A. J. Berg u dekorua me rastin e përfundimit të mandatit të tij si Atashe i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke e vlerësuar kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe për angazhimin e tij të palëkundur në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Sot pata kënaqësinë ta dekoroj me Medaljen Presidenciale Ushtarake Kolonelin A. J. Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në përfundim të mandatit të tij si Atashe i Mbrojtjes i ShBA-së në Kosovë, e falënderova për angazhimin e tij të palëkundur në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve tona”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Burim: Illyria, illyria.com
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 27 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →