Haradani: E dhimbshme kur shteti nuk mbron të pambrojturit
Deputeti i Aleancës ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin me njerëz në Kosovë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) lidhur me trafikimin me njerëz në Kosovë. Sipas tij, ky dokument evidenton mangësi serioze në luftën kundër këtij fenomeni, duke përmendur më pak ndjekje penale, dënime të buta dhe mungesë të mbështetjes për viktimat.
Ramadani ka theksuar se qytetarët kanë nevojë për siguri, drejtësi dhe institucione që qëndrojnë pranë tyre, e jo për propagandë. Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë llogari dhe përgjegjësi nga institucionet vendimmarrëse lidhur me hapat për ndalimin e trafikimit dhe sigurimin e mbështetjes afatgjatë për viktimat.