Zhurma Press E Premte · 28 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:53 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:49 Protesta e 90-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore08:44 Feministët kërkojnë në Prishtinë që femicidi të shpallet urgjencë kombëtare08:34 Karikatura e ditës: rrethi vicioz i zgjedhjeve08:29 Faton Isufi, zëri që ndez skenën dhe i jep shpirt muzikës popullore shqiptare08:24 KGJK pezullon gjyqtarin Gashi pas arrestimit për keqpërdorim detyre08:18 Struga TL gjobitet me 2.000 euro nga Komisioni Disiplinor08:14 KFOR-i konfirmon përgjegjësi të pandryshuar pas vizitës në Mitrovicë07:41 Dolly Parton ka tatuazhe të fshehura për të mbuluar shenjat e plagëve07:36 Kurti viziton IML-në: katër mostra ADN dërguar në Hagë për analiza07:31 Temperaturat të premten do të arrijnë deri në 36°C
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Tech KOS

Pse Google i rikthye profilet e bizneseve shqiptare?

Google heqi review-t me një yll pas një fushate të koordinuar në internet që preku vlerësime negative për bizneset shqiptare

Redaksia ZHURMA 01:58 Përditësuar 17:30 1 min lexim
Pse Google i rikthye profilet e bizneseve shqiptare?
FOTO · Foto: Google Maps Einsatz verwaschen / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Google ka rikthyer në gjendjen fillestare profilet e bizneseve shqiptare që u prekën nga një valë vlerësimesh negative në platformën e tij. Kompania ka hequr review-t me një yll, të cilat u lanë gjatë një fushate të koordinuar në internet, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së paraqitur nga Policia e Shtetit.

Si rezultat, profilet e bizneseve janë rikthyer në gjendjen që kishin përpara nisjes së kësaj fushate. Vlerësimi mesatar dhe numri i review-ve të shfaqura në Google janë të njëjta me ato që ekzistonin më herët.

Fushata mori përmasa të mëdha në rrjetet sociale, ku brenda një kohe të shkurtër shumë përdorues lanë vlerësime me një yll për një sërë biznesesh. Në komentet e tyre, një pjesë e përdoruesve pretendonin se këto biznese kishin përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe shprehën pakënaqësi edhe për qëndrimet publike të përfaqësuesve të tyre, të cilat, sipas komentuesve, ishin në kundërshtim me protestuesit.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Komentet