GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin, djalin e Erzen Breçanit

Pse u ekstradua nga Spanja djali i ish-efektivit të arrestuar nga SPAK?

GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin, djalin e Erzen Breçanit
Foto: Pixabay

TIRANË — Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Eralbi Breçanin, i ekstraduar dy ditë më parë nga Spanja. Ai u soll më 13 qershor nën pranga në aeroportin e Rinasit nga oficerët e Interpol Madridit, në një operacion të mbajtur sekret nga Interpol Tirana.

Eralbi Breçani akuzohet si pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, për trafik ndërkombëtar droge. Hetimet e SPAK dhe GJKKO vazhdojnë për grup kriminal të strukturuar dhe trafik nga Amerika e Jugut në Evropë e Shqipëri.

Kujtojmë që edhe babai i tij, ish-efektivi Erzen Breçani, u arrestua gjatë operacionit të SPAK tre vite më parë, por u lirua më pas për shkaqe shëndetësore. Djali tashmë përballet me të njëjtat akuza që babai iu shmang.

Burim: Almakos, https://almakos.com/u-ekstradua-nga-spanja-gjkko-le-ne-burg-eralbi-brecanin-djalin-e-erzen-brecanit/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë tregojnë 44 fitoret e AMA-s në gjykatë për pavarësinë e rregullatorit?
  2. Dy të plagosur në Ishull Shëngjin, makina përplas motoçikletën
  3. Valona Konstruksion fiton tenderin 512 milionë lekë për parkim nëntokësor në Vlorë
  4. Çfarë zbulojnë mozaikët e rinj për bazilikën paleokristiane të Scampis-it?

Vazhdo leximin