Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Çfarë kritikoi Gjini për mungesën e rrymës dhe rrugën Gjakovë-Dollc?

Kandidati për kryeministër nga Aleanca postoi video nga rruga e lënë pas dore, duke kritikuar gjendjen e infrastrukturës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka publikuar një video në Facebook ku ngriti shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës dhe furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

Çfarë kritikoi Gjini për mungesën e rrymës dhe rrugën Gjakovë-Dollc?
Foto: Wikimedia Commons

"Mijëra familje pa rrymë në mes të ditës. E pak minuta më parë kalova rrugën Gjakovë-Dollc, që siç e dini është lënë tash e sa vite në mëshirë të fatit. Ky është realiteti në Kosovë", ka shkruar ai.

Gjini shprehu optimizëm për ndryshim pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke iu drejtuar qytetarëve: "Ju uroj një të shtunë sa më të mbarë, me shpresën e madhe se pas 7 qershorit do të nisim një kapitull të ri, për një jetë më të mirë!"

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme