Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Gazetari kroat publikon dokumente sekrete për rolin e Vuçiqit në "Sarajevo Safari"

Dokumenti i datës 17 shkurt 1995 e identifikon Aleksandar Vuçiqin si koordinues të sjelljes së snajperëve të huaj për të qëlluar civilë në Sarajevë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gazetari kroat Domagoj Margetiq ka publikuar dokumente që, sipas tij, përkasin dokumentacionit të brendshëm dhe sekret të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës (OSA). Në qendër është një dokument i datës 17 shkurt 1995, me kodin operacional "Lovac" apo "Gjuetari", i atribuar Nedžad Ugljenit, atëherë drejtues i OSA-së. Dokumenti e identifikon Aleksandar Vuçiqin, atëherë sekretar të përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe në Beograd, si personin që koordinonte ardhjen e shtetasve të huaj në pozicionet e snajperëve nga ku qëllohej ndaj civilëve në Grbavicë dhe Varrezat Hebraike.

Gazetari kroat publikon dokumente sekrete për rolin e Vuçiqit në "Sarajevo Safari"
Foto: epokaere.com

Sipas dokumentit, pas bisedave me persona lidhur me sjelljen e "gjuetarëve të huaj", kontaktet operative kishin siguruar informacione të besueshme. Vuçiq kalonte kufirin dhe lëvizte në territorin nën kontrollin e forcave serbe bosnjake, identifikohesh në pikë kontrolli me një legjitimacion të rezervistit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, lëshuar nga Franko Simatoviq, atëherë zëvendësdrejtor i DB-së së Serbisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme