← Kosovë
Live · Kosovë · 21:22 · 9 Korrik 2026

Galeria Kombëtare e Kosovës rihap dyert pas renovimit prej 1,7 milionë eurosh

Çfarë ndryshime solli renovimi mbi një vit i gjatë në hapësirat e institucionit?

Nga Redaksia ZHURMA XFacebookTelegramWhatsApp

PRISHTINË — Galeria Kombëtare e Kosovës ka rihapur dyert për publikun pas më shumë se një viti renovim, duke vënë në funksion hapësira të reja që synojnë përmirësimin e ruajtjes së koleksionit shtetëror dhe kushteve për ekspozim. Pjesa kryesore e investimit afro 1,7 milion eurosh është ndërtimi i depos së parë institucionale për ruajtjen dhe konservimin e veprave të koleksionit permanent të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Objekti i Galerisë ishte mbyllur në javën e fundit të majit të vitit të kaluar për t’iu nënshtruar renovimit të plotë. GKK-ja ishte zhvendosur në atë që njihej si Galeria e Ministrisë së Kulturës më pas galeria “Qafa”, e kur e mori GKK-ja u quajt Galeria e Vogël.

Projekti ka përfshirë përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, të kushteve të punës dhe prezantimit për artistët, si dhe përvojës së vizitorëve. Përveç rindërtimit të depos, ndërhyrjet kanë përfshirë sistemin e klimatizimit, ndriçimin, përshtatjen e lartësisë së tavaneve dhe të hapësirave ekspozuese sipas nevojave të institucionit.

Një milion e 474 mijë euro, ishte vlera e kontratës së lidhur në prillin e vitit të kaluar por një vit më vonë dolën edhe punë shtesë. Edhe për rilidhjen me rrjetin e energjisë elektrike, u morën mjete shtesë duke rritur kështu koston.

Kryetarja e këshillit drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës, Renea Behluli, ka thënë se institucioni ka kaluar një transformim të madh gjatë katër vjetëve të fundit, pavarësisht sfidave me të cilat ishte përballur. “Këto katër vjet kemi organizuar mbi 30 ekspozita, koleksioni është pasuruar me mbi 350 vepra të reja, që ka qenë procesi më i madh institucional në historinë e koleksionimit publik në Kosovë, është regjistruar plotësisht koleksioni me mbi një mijë e 200 vepra dhe nisëm digjitalizimin e tij”

Burim: Koha.net, https://www.koha.net/kulture/galeria-ne-kapitull-te-ri-me-renovimin-prej-17-milion-eurosh
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #kosove #lajme #kultura
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën