Futbollistët kuqez
Indrit Tuci dhe Jon Mersinaj shënojnë gola për ekipet e tyre në Slloveni dhe Kroaci.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Futbollistët shqiptarë Indrit Tuci dhe Jon Mersinaj kanë qenë protagonistë për ekipet e tyre, duke shënuar gola respektivisht në Slloveni dhe Kroaci. Sulmuesi Indrit Tuci shkëlqeu me dy gola në barazimin 3-3 që Olimpija e Ljubljanës arriti në shtëpi ndaj Murës në Ligën e Parë sllovene. Ai u dha të vetëve epërsinë me golat e shënuar në minutat 31 dhe 52, ndonëse fitorja nuk u ruajt deri në fund. Tuci numëron tre gola në gjashtë javë kampionat, duke konfirmuar një ecuri pozitive me ekipin e tij.