← Maqedoni
Live · Maqedoni · 13:44 · 12 Korrik 2026

Sa ka humbur fuqia blerëse e 1.000 denarëve në Maqedoni?

Krahasimi i çmimeve nga viti 2006 tregon se produkte bazë si djathi apo vezët janë shtrenguar deri në trefish, pavarësisht rritjes së pagave.

SHKUP — Fuqia blerëse e 1.000 denarëve në Maqedoni është reduktuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke bërë që një shuma që dikur mbulonte nevojat ushqimore për disa ditë ose një javë, sot mezi të mjaftojë për një blerje minimale në supermarket.

Treguesit ekonomikë dhe krahasimi i çmimeve nga viti 2006 konfirmojnë se kostoja e jetesës është rritur në mënyrë drastike. Produktet bazë kanë shënuar rritje të thellë: buka është ngjitur nga 15 në 35–45 denarë, ndërsa qumështi nga 30 në deri në 90 denarë. Më dramatike është rritja e djathit, që nga 220 denarë për kilogram është ngjitur në 450–700 denarë.

Edhe produktet e tjera si vezat kanë dyfishuar çmimin, nga 45 në 90–140 denarë për 10 copë, ndërsa vaji i gatimit është rritur nga 55 në 95–140 denarë. Këto shifra dëshmojnë se një listë blerjeve që në mes të viteve 2000 kushtonte 1.000 denarë, sot kërkon dyfish ose trefish të asaj shume për të plotësuar shportën.

Paga mesatare neto në Maqedoni sot është 48,779 denarë, një shifër dukshëm më e lartë se para njëzet vjetësh. Megjithatë, kjo rritje nominiale e të ardhurave nuk është shoqëruar me rritje të standardit të jetesës, pasi ritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve ka gërryer fitimet shtesë të qytetarëve.

Presioni më i madh mbi buxhetet familjare vjen nga ushqimi, llogaritë e energjisë, karburanti dhe kostot e strehimit përmes qirave ose kredive. Rritja e kostove të prodhimit dhe çmimit të energjisë kanë bërë që pjesa më e madhe e pagës të shkojë për nevojat themelore, duke lënë shumë pak hapësirë për tjetra në fund të muajit.

Shteti ka prezantuar periodikisht masa për monitorimin e çmimeve dhe kufizimin e marzheve të fitimit për të zbutur këtë trend. Megjithatë, për shumë familje, pyetja mbetet nëse të ardhurat mujore mund të mbajnë ritmin e inflacionit, duke treguar se treguesi real i pasurisë nuk është shuma në portofol, por sasia e produkteve që mund të blihen me to.

Burim: Alsat-M
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën