Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 1 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm Botë

Ndahet nga jeta Franco Baresi, ikona e Milanit

Legjenda italiane u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, pas një periudhe me probleme shëndetësore

Redaksia ZHURMA Përditësuar 12:25 + Ruaj
Ndahet nga jeta Franco Baresi, ikona e Milanit
FOTO · Foto: Unknown authorUnknown author / Wikimedia Commons

MILAN — Futbolli italian është në zi pas ndarjes nga jeta të Franco Baresit, njërit prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e sportit dhe simbolit të AC Milanit. Lajmin e hidhur e konfirmoi vetë AC Milan përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

“Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit. Shembulli i tij, personaliteti dhe vlerat e tij do të mbeten përgjithmonë, ashtu si fanella e tij me numrin 6, pjesë përbërëse dhe themelore e ADN-së dhe rrugëtimit të klubit tonë”, thuhet në reagimin e klubit.

Franco Baresi e kaloi të gjithë karrierën e tij profesionale me fanellën e Milanit, duke zhvilluar mbi 700 ndeshje dhe duke fituar gjashtë tituj të Serie A, tre Kupa Evropiane dhe një sërë trofesh të tjerë. Ai ishte kapiten i skuadrës për 15 sezone dhe fanella me numrin 6 u tërhoq nga përdorimi në nder të tij.

Me Kombëtaren e Italisë zhvilloi 81 paraqitje dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës në vitin 1982. Në vitin 2025, Baresi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një noduli në mushkëri dhe më pas vazhdoi trajtimin mjekësor.

Burim: KultPlus, https://kultplus.com/ndahet-nga-jeta-franco-baresi-ikona-e-milanit-dhe-futbollit-italian/

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

argetim →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →