Sport
KOS
Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare
Xhudistja kosovare Flaka Loxha siguroi medaljen e bronztë në kategorinë 57 kg, duke e mposhtur turken Aysenur Budak.
Redaksia ZHURMA
21:44
1 min lexim
Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” në kategorinë 57 kilogramë. Ajo e mposhti turken Aysenur Budak, e cila u suspendua për veprim të palejuar teknik.
Kjo është medalja e tretë nga xhudo dhe e katërta në total për Kosovën në këto lojëra, sipas Komitetit Olimpik të Kosovës.
Loxha ishte e lirë në xhiron e parë, në çerekfinale e mposhti italianen Michela Terranova, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga kroate Ana Viktorija Puljiz.