Interi vendos kushtin e blerjes se Asllanit nga Al Jazira
Kristjan Asllani i nënshtrohet testeve mjekësore për kalimin te Al Jazira, me Interin që pranon huazimin me detyrim blerje.
Kristjan Asllani po i nënshtrohet testeve mjekësore për t'u transferuar te klubi i Al Jazira. Prezantimi i tij pritet të bëhet orët në vijim.
Interi ka rënë dakord për huazimin e mesfushorit shqiptar, por me një kusht të detyrueshëm. Nëse Asllani arrin të luajë në 20 ndeshje gjatë sezonit, klubi nga Abu Dhabi do të jetë i detyruar të aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit. Shuma e përmendur për huazimin është 1.5 milionë euro, ndërsa blerja e kartonit do të kushtonte edhe 5 milionë euro të tjera.
Al Jazira, që garon në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka nisur sezonin me fitore në dy ndeshjet e para. Testet mjekësore ishin planifikuar për ditën e sotme.