31 aksidente trafiku dhe 2283 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për statistikat e aksidenteve, gjobave dhe arrestimeve gjatë 24 orëve të fundit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar gjithsej 31 aksidente trafiku në vend. Sipas raportit zyrtar ditor, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë shënuar tetë aksidente me të lënduar dhe 23 të tjera që kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore, autoritetet policore kanë shqiptuar gjithsej 2283 gjoba për kundërvajtësit në trafik. Po ashtu, raporti bën të ditur se janë arrestuar 14 persona, prej të cilëve tetë janë dërguar në mbajtje për veprime të mëtejshme ligjore.