Reks Sakrorum

Reks Sakrorum, prift, të cilit i ishin besuar funksionet fetare, që më përpara ushtroheshin nga mbreti (reksi). Ai emërohej përjetë nga pontifiku i madh, autoritetit të të cilit ai i nënshtrohej. Reks Sakrorum duhej të ishte nga shtresa e patricëve dhe nuk mund të ngarkohej me asnjë përgjegjësi tjetër.