Menesteu
Menesteu, biri i Peteoit dhe mbret legjendar i Athinës. Me ndihmën e kundërshtarëve të Tezeut ai e shfronësoi atë dhe u bë mbret. Mori pjesë në rrethimin e Trojës dhe, pasi u kthye nga kjo ekspeditë, u vendos në ishullin Melos, ku u bë mbret. Një version tjetër tregon se pas kthimit të Tezeut në Athinë, Menesteu i kaloi ditët e fundit të tij në ishullin e Skirosit.