Kuirini
Kuirini, hyjni e lashtë latine e luftës, që shpesh identifikohej me Marsin ose me Romulin, birin e Marsit dhe themeluesin e Romës. Megjithatë, disa shkrimtarë latinë thonë se Kuirini ishte një «Mars i qetë». S’ka dyshim se në kohë shumë të vjetra Kuirini ishte një hyjni paqësore që mbronte kuiritë, emër që ishte shumë i përhapur në antikitet dhe që përdorej për të treguar një qytetar romak me të drejta të plota.