Ifida
Ifida (lfis), vajzë nga Kreta. Sipas legjendës, e ëma, Teletuza, donte ta braktiste, sepse babai i saj, Ligdi, nuk donte vajzë. Sipas këshillave të Iridës, ajo u vesh dhe u rrit si djalë, aq sa Jantea, një vajzë e re e vendit të saj, u gënjye dhe e dashuroi. Teletuza u përpoq që ta shtynte martesën me sot e me nesër, duke mos dashur të zbulonte të vërtetën. Më në fund Irida pati mëshirë për nënën fatkeqe dhe e shndërroi Ifidën në djalosh, duke lejuar kështu martesën me Jantenë.