Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sport Shqipëria

Egnatia përballet me Lillestrom për histori në Europa League

Kampionët e Shqipërisë luajnë ndeshjen e kthimit në Norvegji pas barazimit pa gola në takimin e parë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Egnatia përballet me Lillestrom për histori në Europa League
Foto: Foto: albeu.com

Egnatia luan nesër ndeshjen e rëndësishme për të siguruar një vend në grupet e Europa League, duke u përballur me Lillestrom në “Arasen Stadion”. Takimi i dytë do të startojë në orën 19:00, ndërsa ndeshja e parë e zhvilluar në Rrogozhinë u mbyll me rezultatin 0-0.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede synon kualifikimin dhe shkrimin e historisë në futbollin europian. Përfitimet financiare deri tani llogariten rreth 3,17 milionë euro, ndërsa kalimi i turit do ta çonte shumën totale në 4,31 milionë euro.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →