Sport
DIA
Si përfunduan dy kosovarë në formacionin e sezonit në Superligën zvicerane?
Amir Shaipi dhe Kreshnik Hajrizi përfshihen nga SofaScore mes më të mirëve të kampionatit.
Redaksia ZHURMA
14:22
Përditësuar 16:45
1 min lexim
ZVICËR — Dy futbollistë të Kosovës janë përzgjedhur në formacionin e sezonit të Superligës zvicerane nga platforma SofaScore.
Portieri Amir Shaipi u vlerësua për paraqitjet me Luganon, duke mbyllur kampionatin me notë 7,73. Në mbrojtje, Kreshnik Hajrizi i Sionit u rendit gjithashtu mes më të mirëve me notë 7,19.
Zgjedhja vjen pas një sezoni historik për Thun, që u shpall kampion për herë të parë në histori të klubit pasi u rikthye në elitë.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA