Diskutimet mbi politikanët dhe qeverisjen në shoqëri
Analizë dhe qëndrime mbi sjelljen e politikanëve dhe besimin në institucione.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Mjaft gjatë u bë me folklorizma dhe ende nuk po çlirohemi nga vallët e tilla, ndërkohë që politikanët po i shërbejnë më shumë dekorit me qëndrimet e tyre. Nuk ka asgjë më të keqe se sa dekorimi i padobishëm, ndërsa pakënaqësitë dhe zhgënjimi janë të mëdha, duke bërë që të jetë e vështirë të besosh në këtë situatë. Politikanët dhe çdo qeveri duhet t'i respektojnë vlerat, pasi është gjë shumë e keqe kur njeriu mësohet me falimentime të tilla politike. Klasa sunduese ka arritur të ruajë në mënyrë legjitime falimentimin politik, ndërsa po dominojnë stereotipet karshi kulturës së mirëfilltë politike, sepse një vend qeveriset kryesisht nga ligjet dhe jo duke i shkelur ato.
Shumica e njerëzve nuk kanë mendime të mira për politikanët dhe mendojnë se të gjithë janë njësoj, ku ka këtu shumë të vërteta me ndonjë përjashtim. Egoja e tyre e sëmusur pas pushtetit dhe të mirave materiale i tjetërson ata, sidomos në këtë shekull kur po dominojnë më shumë materialistët karshi idealistëve. Ata nuk bëjnë kurrë asgjë për të tjerët, duke pohuar se ata janë të gjithëdijshëm, e në fakt politikat të cilat i praktikojnë nuk janë të mira në të shumtën e rasteve. Në vendin tonë të vogël tashmë sikur jemi mësuar me të bëmat e tyre të pista, duke mësuar për njëzet e gjashtë vite të shtegtimit në liri se ata janë në politikë vetëm për hir të vetes. Këto janë politika të pashembullta se janë të pashembullt edhe vetë, ndërsa dominuan për gjithë këto vite shantazhet dhe manipulimet, duke menduar se njerëzit e tjerë janë budallenj.
Politikanët thonë fraza të tilla se pak gjë marrin vesh nga politikat e mirëfillta dhe duket se është tepruar duke i portretizuar ata pa asnjë efekt për rrjedhat shoqërore dhe politike. Vendi ynë është kapluar nga një krizë e thellë legjitimiteti dhe shumë prej nesh e kanë humbur besimin në institucionet politike, ndërkohë që diskutohen çështje të ndryshme shoqërore, kulturore dhe historike që ndikojnë në jetën publike dhe qytetare.